Fuqia Pas çdo Pastrimi Profesional

Ne ofrojmë makina dhe teknologji të certifikuara që garantojnë efikasitet, jetëgjatësi dhe rezultate të standardit më të lartë. Çdo biznes që kërkon të rrisë cilësinë dhe produktivitetin e tij, ka nevojë për partnerë të besueshëm – dhe ne jemi aty për t’ju ndihmuar të zgjidhni zgjidhjen ideale, qoftë për një lavanderi të re apo për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese.

Partneriteti me Wosh Albania nuk mbaron te shitja e pajisjes.

Ne ofrojmë asistencë teknike, mirëmbajtje dhe furnizim me kimikate e detergjentë premium, duke ju garantuar që makineritë tuaja të punojnë gjithmonë në maksimum. Me përvojën tonë shumëvjeçare dhe rrjetin e partnerëve ndërkombëtarë, ju ofrojmë sigurinë se biznesi juaj nuk do të ngecë kurrë – sepse pas çdo lavanderie profesionale, qëndron një Wosh Albania.

Icon

Makineri industriale të markave lider

Wosh Albania ofron makineri lavanderie industriale dhe pajisje pastrimi kimik nga markat më të njohura ndërkombëtare. Zgjidhje të besueshme, efikase dhe afatgjata për hotele, spitale, lavanderi dhe pastrime profesionale.

Icon

Trajnim bazë për përdorim dhe mirëmbajtje

Çdo pajisje shoqërohet me trajnim bazë për përdorim dhe mirëmbajtje. Ne sigurojmë që stafi juaj të kuptojë plotësisht funksionimin e makinerive industriale, duke rritur efikasitetin dhe duke shmangur kostot e panevojshme.

Icon

Konsulencë për përzgjedhjen dhe instalimin

Ekspertët tanë ju ndihmojnë të zgjidhni makineritë industriale që i përshtaten më mirë hapësirës dhe nevojave të biznesit tuaj. Ofruam instalim profesional dhe konfigurim teknik për funksionim optimal që nga dita e parë.

Icon

Mbështetje dhe asistencë teknike pas shitjes

Me Wosh Albania nuk merrni vetëm makineri lavanderie dhe pastrimi kimik, por edhe mbështetje afatgjatë. Ofruam asistencë teknike, pjesë këmbimi origjinale dhe mirëmbajtje të rregullt për të garantuar jetëgjatësi dhe performancë të lartë.

REZERVO NJË TAKIM

Shiko Shërbimet që ne ofrojmë:

Pastrim Kimik

Një pastrim kimik ku mund t’i besoni veshjet tuaja me qetësi! Te Wosh, kujdesi fillon që në dorëzimin e parë.

Sherbime Lavanderie

Nje lavanderi që respekton afatet, mban standardin dhe që mund t’i besoni volumin e përditshëm të punës! Tek Wosh, pastërtia është e garantuar, dorëzimi ne kohë dhe shërbimi gjithmonë në nivelin që meriton biznesi juaj.

Produkte Kimike

Detergjentë dhe lendë kimike profesionale të qëndrueshme, të testuara në lavanderi reale, me performancë të garantuar dhe furnizim të rregullt.