.webp)
Rruga jonë nisi në vitin 2001, me hapjen e një pastrimi kimik në zonën e Bllokut, Tiranë, i cili vazhdon të operojë edhe sot. Që në fillim, u formuam nga kultura italiane e lavanderisë dhe pastrimit profesional, duke ndërtuar një mënyrë pune të strukturuar dhe të qëndrueshme.
Ishim të parët që ofruam shërbimin e lavanderisë industriale në Shqipëri, dhe më pas mbështetëm zhvillimin e sektorit duke furnizuar pajisje, duke ofruar asistencë teknike, riparime dhe trajnime për ata që dëshironin të hynin në këtë industri. Paralelisht, aktiviteti ynë i pastrimit kimik u zgjerua në tre pika funksionale.
Me kalimin e viteve, tregu u mbush me produkte dhe zgjidhje që nuk përmbushnin standardet e nevojshme.
Për këtë arsye, vendosëm të krijojmë Wosh Albania: një strukturë e ndërtuar për të ofruar produkte, pajisje dhe mbështetje teknike të bazuara në përvojë reale.
Ajo që na veçon është e thjeshtë: ne operojmë lavanderinë tonë dhe pastrimet tona kimike, dhe testojmë çdo produkt përpara se ta ofrojmë për shitje. Zgjedhim vetëm zgjidhje që janë cilësore, ekonomike dhe të lehta për t’u përdorur, me qëllimin e vetëm që klientët tanë të punojnë të qetë dhe të ofrojnë shërbim të mirë.
.webp)

Wosh Albania nuk e trajton pastrimin profesional si procese të ndara, por si një sistem i integruar që funksionon pa ndërprerje. Çdo zgjidhje është e përzgjedhur dhe e testuar për përdorim real, në mënyrë që biznesi juaj të punojë me siguri dhe efikasitet çdo ditë.




.png)
