Me mbi 24 vite eksperiencë në industri, ne ofrojmë makineri industriale, detergjentë dhe kimikate premium, pjesë këmbimi, mirëmbajtje teknike dhe trajnime profesionale, duke ndihmuar bizneset të operojnë më me efikasitet dhe cilësi.
Me mbi 24 vite në industrinë e lavanderisë, ne kuptojmë sfidat që përballen bizneset dhe individët – nga pastrimi jo i qëndrueshëm deri te makineritë që lënë në baltë. Wosh sjell zgjidhje që funksionojnë, sepse kemi qenë aty më parë.
Mos u lodhni me shumë furnitorë dhe ofrues shërbimesh. Wosh ofron pajisje për lavanderi, dhe pastrim kimik, kimikate, detergjentë dhe servis – të gjitha të koordinuara, të thjeshta dhe të sinkronizuara për t’ju kursyer kohë dhe stres.
Tek Wosh, nuk merrni thjesht një shërbim – merrni një partner që reagon shpejt, këshillon me ndershmëri dhe kujdeset për cilësinë çdo hap të rrugës. Sepse klientët tanë nuk janë një transaksion – janë bashkëpunëtorë afatgjatë.
Themeluar me misionin për t’jua bërë më të lehtë përditshmërinë dhe për të përmirësuar çdo aspekt të përvojës suaj me lavanderinë, Wosh sjell kombinimin ideal të teknologjisë moderne dhe përkujdesjes së specializuar.
✅ Distributor i autorizuar për makineri lavanderie dhe pastrimi kimik
✅ Furnizim me detergjentë dhe kimikate të certifikuara për përdorim profesional
✅ Shitje dhe instalim të makinerive për hotele, restorante, spitale dhe lavanderi
✅ Shërbime teknike: mirëmbajtje, riparime dhe furnizim me pjesë këmbimi
✅ Dyqane B2C për pastrim kimik me standarde të larta shërbimi në Tiranë
Makineri lavanderie të certifikuara për bizneset që kërkojnë efikasitet, qëndrueshmëri dhe rezultate të standardit të lartë. Qoftë për lavanderi të reja apo për zgjerime biznesi, ne ju ndihmojmë të zgjidhni paisjen e duhur – dhe që nuk ju lë në baltë.
Makineri industriale të markave lider
Konsulencë për përzgjedhjen dhe instalimin
Trajnim bazë për përdorim dhe mirëmbajtje
Mbështetje dhe asistencë teknike pas shitjes
Zgjidhni produkte të certifikuara për lavanderi dhe pastrim kimik që garantojnë pastërti, jetëgjatësi të paisjeve dhe siguri për tekstilet. Nga detergjentët deri te kimikatet teknike, çdo produkt është testuar për performancë dhe qëndrueshmëri në përdorim të përditshëm.
Detergjentë profesionalë
Kimikate Pastrimi
Kimikate për trajtime njollash
Furnizim i qëndrueshëm
Ne e dimë sa e rëndësishme është që çdo paisje të funksionojë pa ndërprerje. Shërbimi ynë teknik ofron diagnozë të saktë, riparime të shpejta dhe mirëmbajtje të rregullt për makineritë tuaja të lavanderisë apo pastrimit kimik, që biznesi juaj të mos ndalet asnjë ditë.
Diagnozë dhe riparim
Pjesë këmbimi origjinale
Mirëmbajtje periodike
Mbështetje teknike
Shërbimi ynë i Pastrimit Kimik është zgjidhja ideale për veshjet që kërkojnë trajtim të veçantë. Nga kostumet tek palltot, ne përdorim teknologji të avancuar dhe kimikate të certifikuara për të ruajtur formën, ngjyrën dhe cilësinë e çdo materiali.
Pastrim i plote dhe i sigurt
Heqje njollash pa dëmtim
Dorëzim i shpejtë dhe i rregullt
Trajtim profesional për çdo lloj materiali
Shërbimet tona të larjes industriale janë ndërtur për ti shërbyer hoteleve, restoranteve dhe institucioneve që kërkojnë pastërti të standardeve të larta – pa kompromise. Nga çarçafët dhe peshqirët, deri tek uniformat dhe mbulesat. Çdo artikull trajtohet me saktësi dhe efikasitet.
Larje e plote dhe e sigurt
Kujdes për çdo material
Shërbim i shpejtë dhe dorëzim i besueshëm
Proces i kontrolluar me standarde të larta
Dëshironi të hapni lavanderi apo pastrim kimik? Apo të zgjeroni atë që keni? Me përvojën tonë mbi 20-vjeçare në treg, ju ndihmojmë të merrni vendimet e duhura. Nga përzgjedhja e paisjeve, tek organizimi i hapësirës dhe strukturimi i shërbimeve që sjellin fitim.
Konsulencë nisje ose riorganizim biznesi
Optimizim kostosh
Këshillim për paisje dhe lënde kimike
Mbështetje nga fillimin deri në fund
Te Wosh, e dimë që shërbimet e pastrimit duhet të jenë të thjeshta, të besueshme dhe pa shqetësime. Prandaj kemi ndërtuar një proces të qartë, me teknologji moderne dhe staf që kujdeset për çdo detaj. Nga hotelet dhe restorantet te pastrimet kimike dhe lavanderitë.
Nuk ju ofrojmë thjesht paisje! Ju udhëzojmë drejt zgjidhjeve që përshtaten me realitetin lokal, nevojat tuaja dhe volumin që përballoni çdo ditë.
Me Wosh, keni një ekip që ju ndjek edhe pas instalimit për çdo pyetje, problem ose optimizim që mund t’ju nevojitet.
Çdo makineri që ofrojmë është e testuar në terren nga lavanderi reale. Ne ofrojmë vetëm ato te cilat përdorim vetë.